Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.
E pas këtij vendimi ka reaguar deputeti i VV-së, Fiti Haziri, i cili në një postim në Facebook është shprehur i bindur se VV, sipas tij, më 14 shkurt do t’i ketë 51 për qind të votave.
“Me Popullin më 14 shkurt, Vetëvendosje 51%”, ka shkruar ai./Llapi.info