Lokale - eSIMy

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje (VV), me qëllim të krijimit të stabilitetit institucional në vend.

Haziri ka theksuar se Kosova po përballet me kriza dhe se është e domosdoshme që sa më shpejt të formohen institucionet e Republikës.

Duke komentuar mundësinë e një koalicioni ndërmjet VV-së dhe LDK-së, ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pasur komunikim mes dy subjekteve politike, pasi, sipas tij, kanë qenë në pritje të certifikimit të rezultateve.

“Ne jemi të gatshëm qysh sonte për bashkëpunim”, ka deklaruar Haziri në Kanal 10.