Deputet i VV-së, Fitim Haziri ka reaguar pas mbajtjeve të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se “sot “votuan” edhe ata që u bënë bashkë me këtë parti të Beogradit për ta rrëzuar qeverinë Kurti”.
“Sot nuk votoi vetëm Lista Srpska në zgjedhjet e Serbisë që po mbahen në Kosovë. Sot “votuan” edhe ata që u bënë bashkë me këtë parti të Beogradit për ta rrëzuar qeverinë Kurti. Me 1000 teste që erdhën donacion nga Serbia nuk u cënua sovranitet i Shtetit të Kosovës, që ishte bërë bujë nga të gjithë që sot heshtin. Sovraniteti u cënua nga zgjedhjet e sotit që qeveria aktuale i lejoi të mbahen. Çka pritet tjeter nga kjo qeveri Koti përveç poshtërim, denigrim, nënçmim, përbuzje të vetës, shtetit dhe të popullit”, ka shkruar ai./Llapi.info






