Deputeti i VV-së, Fitim Haziri, ka reaguar pasi pak minuta më parë Qeveria e Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin, hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Haziri këtë vendim e ka quajtur si dëm për Kosovën, derisa ka përmenduar edhe rolin e Thacit në dialog.
“Për vetëm dy ditë qeveria jolegjitime LDK&SRPSKA&AAK&NISMA i mori dy vendime në dëm të shtetit. Hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë dhe ia trashi kompetencat në dialog presidentit Thaçi. Të dy këto vendime e vendosin Kosovën të pafuqishme karshi Serbisë. E para sepse nuk je i barabartë karshi tyre në dialog dhe e dyta sepse kur dialogut i prin presidenti Thaçi me një kryeministër të dobët, rreziku është vazhdimisht më i madh”, ka shkruar ai.
“Kur u mor vendimi për reciprocitet nga Qeveria Kurti, reagimi i Thaçit ishte skandaloz. Kërkonte me çdo kusht të hiqej, sepse shihej qartë se i pengonte në qëllimet e tij për marrëveshje me Serbinë. Gjithashtu, me çdo kusht dëshironte që atë marrëveshje ta nënshkruante vetë, duke i prirë delegacionit kosovar në dialog me Serbinë. Të dy këto dëshira dhe qëllime iu plotësuan për një kohë të shkurtë nga qeveria Hoti”, ka përfunduar ai./Llapi.info






