Deputet i VV-së, Fitim Haziri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mënyrën e menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Ai ka thënë se numri i të infektuarve, sipas tij, po rritet çdo dit, kurse ka shtuar se Qeveria e tanishme po i liron masat e vëna nga ish-qeveria.

 “Shumë vende në Evropë i kanë zbutur masat kufizuese në luftën ndaj pandemisë Covid 19. Por njëkohësisht i kanë monitoruar dhe vlerësuar rezultatin e këtyre masave dhe në bazë të vlerësimeve shumë nga masat kufizuese janë rikthyer në disa qytete të Evropës, për shkak të përhapjes së virusit Covid 19. Vetëm në Kosovë janë marrë masa dhe nuk është vlerësuar rezultati i tyre”, ka shkruar Haziri.

“Për çdo ditë kemi rritje të numrit të personave të infektuar me Covid 19, ndërsa qeveria Koti vazhdon të bëjë lirimin e të gjitha masave të ndërmarra nga qeveria Kurti. Rrugën te cilën është duke e ndjekur kjo qeveri Koti, dërgon Kosovën në një kolaps të gjerë institucional qoftë shëndetësor, qoftë ekonomik në të ardhmen”, ka thënë tutje ai në postim.

“Janë shtuar testimet e personave, por ky numër i testimeve nuk përkon me numrin e të infektuarve. Në qeverinë Kurti janë testuar deri te personi i 4-të i kontaktit, ndërsa qeveria Koti testimet e kontaktin i bënë te i 33-ti kontakt. Duke i ditur edhe kapacitetet shëndetësore është koha të veprojmë, sepse jeta e njeriut është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, ka përfunduar ai./Llapi.info