Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje, ka thënë se VV do t’i fitoj 51 për qind të votave.
Tutje, Haziri e ka cilësuar si skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese, teksa ka shtuar se rivalët politikë do të dalin akoma më të zhgënjyes nga rezultati i zgjedhjeve të ardhshme.
“Para vitit 2010, kur Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte jashtë garës zgjedhore, thonin: hyni në zgjedhje dhe matuni. Kur kjo gjë ndodhi, thonin: kur t’i fitoni zgjedhjet, mund të qeverisni.
Kur u fituan edhe zgjedhjet, me numër rekord votash, del një vendim nga Gjykata Kushtetuese, prapavija e së cilës është: Ju mund të qeverisni, atëherë kur t’i fitoni 51%.
Pa dashur që në këtë rast ta komentoj më shumë se me fjalët SKANDALOZE, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, po dua të them që: ata që nuk besuan që do të hyjmë në zgjedhje – ata që nuk besuan se do të dalim të parët në zgjedhje, mund të mos besojnë që Lëvizja do t’i fitojë 51% të votave.
Mirëpo, siç janë zhgënjyer në të kaluarën, shumë shpejt do të zhgënjehen me rezultatet zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme.
Po të ishim duke qeverisur keq, nuk do bëheshin të gjithë bashkë kundër qeverisë Kurti. Sikur mos ta dinin që mbështetja e popullit për Lëvizjen po rritet në mënyrë të pakontrollueshme, do guxonin të dilnin në zgjedhje. #DuamZgjedhje”, ka shkruar ai./Llapi.info






