Lokale - eSIMy

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka thënë se ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, e ka emëruar këshilltar Mirsad Berishën, i cili sipas tij, e ka të përfunduar vetëm Shkollën e Mesme.

Sipas Hazirit, kjo qasje e ministrit aktual ndaj kabinetit të tij dhe pandemisë është tmerrshme, pasi që siç ka thënë ai nuk e posedon asnjë person me kualifikim të lartë në fushën e Shëndetësisë në kabinetin e tij.

Haziri ka shtuar se kësaj qasje duhet t’i vijë fundi.

Shkrimi i plotë nga deputeti i VV-së, Fitim Haziri:

Të padijshmit vazhdojnë të instalohen në Ministrinë e Shëndetësisë!

Mirsad Berisha, është këshilltari më i ri i ministrit të Shëndetësisë. Ai e ka të përfunduar vetëm Shkollën Fillore. Sikurse ministri i tij, nuk e ka dijën më të vogël për sektorin e Shëndetësisë. Degradimi i nisur me qeverinë aktuale, është duke u thelluar deri në katastrofë.
Menaxhimi i dobët me pandeminë është duke u bërë nga mosdija, sepse asnjë anëtar i kabinetit të ministrit të Shëndetësisë nuk është i kualifikuar për këtë sektor. Prandaj po renditemi si shteti me vdekjet më të mëdha për kokë banori në botë. Andaj, po i kemi 16 viktima në ditë. Kësaj duhet t’i vijë fundi. Është thënë së buti ofenduese qasja e tyre karshi menaxhimit të pandemisë COVID-19 dhe qytetarëve.

Të padijshmit vazhdojnë të instalohen në Ministrinë e Shëndetësisë!Mirsad Berisha, është këshilltari më i ri i…

Gepostet von Fitim Haziri am Donnerstag, 30. Juli 2020