Eden Hazard jo vetëm që do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, por edhe lojtari më i paguar i klubit.
Real Madridi ka rënë dakord me Chelsean për blerjen e yllit belg, me spanjollë që kanë paguar për 100 milionë euro, ku me bonuse mund të shkoj deri në 130 milionë euro.
Paga e tij thuhet se do të dyfishohet në 400 mijë funte apo 450 mijë euro në javë, që përkthehet në 20.8 milionë funte apo 23.35 milionë euro në vit.
Pra, Hazard do të fitojë 1.7 milionë funte apo 1.91 milionë euro në muaj, 57.143 në ditë apo 64.161 milionë euro.
Në orë përfitimet e belgut do të jenë 2.380 funte apo 2.670 euro dhe së fundmi 39.70 funte apo 44.6 euro në sekondë.
Kështu, ish-sulmuesi i Bluve përveç që do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, ai do të bëhet edhe lojtari më i paguar i klubit.