Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, LVV, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, për lejimin e organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Haxhiu përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë.

Siç ka shkruar ajo, qeveria ilegale dhe pa mbështetje popullore, po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise.

“Qeveria ilegale dhe pa mbështetje popullore, po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise! Lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë. Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ky është agresion. Pazaret e kësaj Qeverie me Serbinë, kushedi se kur do të ndalen”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje Haxhiu ka thënë se ish-Qeveria Kurti ia ktheu dinjitetin vendit me qeverisjen e saj.

“Qeveria Kurti, ia ktheu dinjitetin vendit prandaj ajo qeverisje duhet të kthehet. Angazhimi dhe përbashkimi kundër kësaj Qeverie është i domosdoshëm”, ka shkruar në Facebook, Haxhiu.

Autoritetet kosovare kanë lejuar që brenda territorit të Kosovës të lejohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Qeveria ilegale dhe pa mbështetje popullore, po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise!Lejimi i…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Freitag, 19. Juni 2020