Në konferencën për media së bashku me Kryeministirin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se po të vepronte prokuroria me kohë, arrestimi i të dyshuarve nuk do të ndodhte dy muaj me vonesë.

Haxhiu tha se përveç dy dorëheqjeve të ndodhura duhet të ketë edhe të tjera.

“Pas asaj qe ka ndodhur me 11 vjeçaren ka pasur dy dorëheqje dhe ne urojme qe të ketë edhe të tjera pasi ka edhe zyrtarë të tjerë që nuk i kanë kryer detyrat e tyre. Po të vepronte prokuroria me kohë ata persona do të arrestoheshin më herët, e jo dy muaj pas, kështu që duhet të jap dorëheqje edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, tha Haxhiu në konferencë për media.

Haxhiu gjithashtu ka folur edhe për kërkesat e organizatave që kanë protestuar lidhje me rastin e 11-vjeçares, e këtu hynë lejimi i gazit irritues, për të cilin Haxhiu tha se janë duke punuar në këtë drejtim.

“Sa i përket legalizimit të gazit irritues kemi caktuar dy grupe për analiza në aspektin ligjor dhe atë të sigurisë”, tha Haxhiu.