Lokale - eSIMy

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që institucionet shqiptare t’i dëgjojnë kërkesat e studentëve protestues.

Në një konferencë për media, Haxhiu ka theksuar se dhuna duhet të ndalet si nga policia, ashtu edhe nga protestuesit.

“Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën. Dhuna duhet të ndalohet nga të dyja palët”, deklaroi ajo.

Haxhiu ka kritikuar edhe qasjen arrogante ndaj protestave, duke kërkuar maturi nga drejtuesit institucionalë.

“Arroganca vetëm i nxit protestat, prandaj edhe thërras që me maturi, me seriozitet të tejkalohen ndasitë, apo qëndrimet e ndryshme që mund t’i kenë”, deklaroi ajo.