Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk u pa sot prezente në takimin që zhvilloi Presidenti Hashim Thaçi me krerët e institucioneve të drejtësisë.
Lidhur me mospjesëmarrjen e saj në takim, në një përgjigjie për klankosova.tv, Ministrja Haxhiu dha verzionin e saj pse nuk ishte në mesin e krerëve të këtij dikasteri.
”Nuk kam pasur ftesë për atë takim”, ka thënë shkurtimisht ajo.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha sot se ka zhvilluar takim me krerët e institucioneve të drejtësisë në vend.
Në këtë takim sipas deklaratës së lëshuar, Presidenti Thaçi foli me krerët e institucioneve të drejtësisë lidhur me angazhimet për parandalimin e përhapjes së pandemisë nëpër burgje.
Për ftesën nëse i është dërguar apo jo Ministres për Drejtësi, Klan Kosova ka provuar të marrë përgjigjie edhe nga Presidenca për të marrë verzionin e tyre, por askush nuk është deklaruar.