Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti po mundëson kudo interesat e Serbisë, duke e vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës.
Sipas saj, Hoti po vrapon andej e këndej vetëm për të jetësuar marrëveshjen për Zajednicën.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Hoti duhet ta ketë të qartë që sado zellit të tij për t’i ofruar koncesione Serbisë, nuk mund të ketë Zajednicë dhe nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës.
“Fatkeqësisht Kosova sot ka një kryeministër ilegjitim që po mundëson kudo interesat e Serbisë, duke e vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës. Ai duhet të largohet sa më parë”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë i Haxhiut.
Avdullah Hoti po e injoron tërësisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe apo Zajdenicën siç e përkufizon realisht interesin e Serbisë.
Përkundër që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se plot 23 nene shkelen me atë marrëveshje, Hoti po ngarend andej e këndej vetëm për të jetësuar atë marrëveshje të dëmshme e cila e bosnjëzon Kosovën!
Zajdenica nuk ka arritur të jetësohet që 7 vite për shkak të rezistencës qytetare dhe opozitare.
Prandaj, Hoti duhet ta ketë të qartë që sado zellit të tij për t’i ofruar koncesione Serbisë, nuk mund të ketë Zajednicë dhe nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës.
Fatkeqësisht Kosova sot ka një kryeministër ilegjitim që po mundëson kudo.