Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar në lidhje me raportimet se Presidentja Vjosa Osmani, ka kryer ndërhyrje kirurgjike në një ordinancë private.
Sipas tij, Osmani nuk “guxon” të ua besojë operimin mjekëve në sektorin publik, ndaj edhe ka zgjedhur të operohet në atë privat.
“Është hera e dytë që presidentja Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve tonë në sektorin publik, të cilët kryjnë me dhjetra operacione edhe me të komplikuara. Në të ardhmen mund ta shohim presidenten tek e viziton SHSKUK sa për marketing politik, por me çfarë ndérgjegje kur nuk u beson profesionistëve shëndetësor që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Muaj më parë ishte raportuar se Presidentja ka kryer një tjetër intervenim – zvogëlimin e lukthit apo “gastric sleeve” në Turqi.
Postimi i plotë:
Koalicioni i shpreses, bartesja e listës zgjedhore me 14.02.2021 e cila fitoi 50.24% presidentja e Kosovës , nuk “guxon” me ia besu operimin, pra jetën e saj mjekëve tonë në sektorin publik.
Ajo zgjedh të operohet në sektorin privat.
Është hera e dytë që presidentja Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve tonë në sektorin publik, të cilët kryjnë me dhjetra operacione edhe me të komplikuara.
Në të ardhmen mund ta shohim presidenten tek e viziton SHSKUK sa për marketing politik, por me çfarë ndérgjegje kur nuk u beson profesionistëve shëndetësor që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës.
Nuk është problem fatura e operacionit, brengoses është se faturën e mashtrimit, keq qeverisjes dhe keqperdorimeve në shëndetësi po e paguajn qytetarët e Kosovës!
Shërim të shpejtë, Vjosë!
Presidentja e besueshme do të operohej në SHSKUK.






