Lokale - eSIMy

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, para mediave sot tha se do të bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje, pasi sipas saj nuk është koha për inate dhe se ka shumë punë për t’u bërë.

“Afati që ka dhënë gjykata e ka dhënë është 31 marsi, uroj që sa më parë të kemi një vendim në raport me dekretin e presidentes Osmani. Kurdo që del është e rëndësishme që ta shohim dhe ta kuptojmë atë”.

“Si kryetare do të bëj gjithçka që është në dorën time, që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, të gjejmë një rrugë të përbashkët dhe ta kemi një qëndrim të përafërt e konsensus në raport me zgjedhjen e presidentit”, tha ajo.

“Kemi shumë punë për të bërë, nuk është koha të bëjmë lojëra politike apo të kemi inate me njëri-tjetrin. Uroj që më 4 prill të kemi një president të zgjedhur me mandat të plotë dhe jo ushtrues detyre, por natyrisht që rrethanat do t’i adresoj përgjegjësitë e mia në përputhje me kushtetutën”.