Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim duhet të jap dorëheqje.
“Me lejën e kujt ai ofron koridore e hap porta detare? Në gjykimin tim kjo është deklarata më skandaloze e dhënë nga një zyrtar shtetëror”, ka shkruar ai
Shala ka potencuar se ky plan i VV-së, është ëndërr e përhershme e Serbisë së madhe, e cila për të siguruar dalje në det, ka vrarë e masakruar shqiptarë.
”Planin e Kral Aleksandrit sot e dëgjuam nga ministri i Kurtit, të cilët janë të gatshëm të zbatojnë e të realizojnë ëndrrën e tyre”, ka thënë Shala.






