Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani, u ka uruar besimtarëve muslimanë, fillimin e muajit të Ramazanit, raporton Llapi.info.
Në një shkrim në Facebook, Hasani tha se muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit.
Shkrimi i plotë nga Xhemajl Hasani:
Të nderuar besimtarë,
Me rastin e fillimit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, ju shpreh urimet e mia më të mira. Ju dëshiroj agjërim të lehtë, harmoni dhe begati e mirëqenie në familjet tuaja.
Duke qenë se muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit, uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.






