Kandidat për kryetar të Podujevës nga radhët Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ka thënë se ka hartuar një planprogram për qytetarët llapjanë për zgjedhjet e tetorit, raporton Llapi.info.

Në debatin me kundërkandidatët e tij, Hasani ka thënë se rëndësi do t’i kushtojë Shëndetësisë, pasi që siç ka thënë ai, gjendja me COVID-19 është e vështirë.

“E kam parë të arsyeshme të kandidoj sërish për Podujevën, për të ofruar ofertën time. Kemi hartuar një planprogram në bazë të kërkesave së qytetarëve, pasi ne kemi dalë për t’i shikuar hallet e tyre që një muaj. Pasi që jemi në pandemi, do t’i kushtojmë një rëndësi që veçantë shëndetësisë, por edhe arsimit, bujqësisë e ambientit. Po ashtu në rini, kulturë, sport dhe zhvillim ekonomik, për të gjitha me projekte konkrete”, është shprehur Hasani.

Kur është pyetur se për çfarë arsyesh duhet votuar, Hasani është shprehur se “është më i miri në këtë garë”.

“Unë jetoj në Podujevë dhe i di hallet e qytetarët llapjanë. Shkurt e shqip unë jam më miri dhe duhet fituar”, ka thënë Hasani./Llapi.info