Është duke u mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Gjatë kësaj mbledhje, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kabineti Qeveritar është njoftuar për kthimin e tyre.
Ai ka thënë se kthimi i tyre është bërë më mbështetje të SHBA- ve, raporton lajmi.net.
Ndryshe autoritetet e Kosovës në orët e vona të së premtes kanë kthyer në Kosovë 110 kosovarë nga zonat e luftës në Siri, përfshirë në mesin e tyre edhe luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, 9 nga të cilët kishin humbur prindërit në luftë.
Të gjitha gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria ishin vendosur në Qendrën e të Huajve në Vranidoll të komunës së Prishtinës.