Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim sot në Viti.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se anamorava njihen si kryengritës të hershëm për liri dhe të vendosur në mbrojtje të saj.
Ai ka thënë se në këtë tubim në Viti sot ka ndier krahun e fuqishëm të njerëzve trima e punëtor, që i japin shtetit të Kosovës, për të qëndruar i fortë, krenar dhe i patjetërsueshëm.
“Anamorava njihen si kryengritës të hershëm për liri dhe të vendosur në mbrojtje të saj. Në Viti sot ndjeva krahun e fuqishëm të këtyre njerëzve trima e punëtor, që i japin shtetit të Kosovës, për të qëndruar i fortë, krenar dhe i patjetërsueshëm. Vitia partner i koalicionit AAK-PSD, për Kosovën që i del zot vetes në tërësinë e saj.