Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Podujevës me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të kësaj komune, njofton Llapi.info.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se përulemi me respektin më të madh për heronjtë, dëshmorët e martirët e rënë.

“Prangat e robërisë thyheshin çdo ditë. Njëzetenjë vite më parë, liria erdhi edhe për Podujevën. Falënderim për luftëtarët trima të brigadave 151 “Zahir Pajaziti” e 152 “Shaban Shala”, të cilët qëndruan deri në përmbushjen e ëndrrës së përbashkët për çlirim. Përulemi me respektin më të madh për Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë! I falënderojmë përjetësisht miqtë e çmuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën Veriatlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, Komuna e Podujevës ka pezulluar aktivitetet me të cilat ishte paraparë shënimi i kësaj dite./Llapi.info