Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media, ku ka diskutuar edhe për iniciativën e LDK-së për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja

Sipas kryeministrit, AAK-ja e mbështet një nismë të tillë, nëse LDK-ja është gati për zgjedhje.

Haradinaj ka folur edhe rreth shkaktimit të drejtorit të AKI-së, Driton Gashi. Ai ka thënë se gjysma e punës është kryer, ndërsa tani mbetet vetëm edhe vendimi i presidentit Thaçi.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj para disa ditësh ka shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn, i cili edhe zyrtarisht dje dha dorëheqje, dhe shefin e inteligjencës kosovare, Driton Gashi, të cilët nuk e kishin njoftuar Haradinajn për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi.