Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ekipi për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka disa komisione.

Sipas tij, në komisionin menaxhues ka katër qytetarë të Kosovës të cilët janë të komunitetit serbë, dy nga Veriu e dy nga Jugu, njofton Klan Kosova.

Më tej në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Haradinaj ka thënë se hartimi i draftit realizohet nga kjo katërshe e komisionit menaxhues, por që sipas tij çkado që përgatitet vendimin nëse përputhet me ligjin kosovar e jep Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

”Ekipi për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka komision menaxhues. Ata janë katër qytetarë të Kosovës, janë serbë, dy të veriut e dy të jugut”.

”Pastaj është një ekip implementues, është një numër i marr pjesëmarrësish që e kryeson Avniu. Shumica janë shqiptarë por mund të ketë edhe të tjerë. Është edhe një ekipë këshilluese, e më këtë e kemi paraparë ekspertë ndërkombëtar. Hartimin e draftit e bën katërshja e dakorduar më herët, shqyrtimin e të arriturave, e bënë ekipi i dialogut tonë zotri Arifi”.

”Çka do që përgatitet apo hartohet, nëse është në përputhje me ligjet tona, e jep vendimin Gjykata Kushtetuese”.

”Nëse statusi shkruhet se është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese atëherë jemi në rrugën e duhur”.

”Ajo që kanë paralajmëruar serbët për 20 prill, nuk çon peshë, sepse ajo nuk ka peshë kushtetuese”.

”Me Listen Serbe kemi pasur një dorëzim të dorëheqjes formalisht, unë se kam pranuar atë, kam kërkuar një dialog e ata e kanë aprovuar këtë kërkesë. Jemi në dialog por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje”