Lokale - eSIMy

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, nga i cili ka pranuar konfirmimin për mbështetjen e shtetit gjerman në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme.

“Rast i shkëlqyer për të biseduar rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona. Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë. Përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj Kosova është çdo herë e më e fortë!”, ka shkruar Haradinaj./Llapi.info

Pata kënaqësinë të takoj ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas në kuadër të qëndrimit tim në Mynih, një…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Vendredi 15 février 2019