Procesi mësimor në Kosovë nuk ka nisur ende e shkak për këtë janë bërë grevat e shërbyesve civilë, të cilët kërkojnë rritje page për 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj edhe pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe pakos së prezantuar nga Qeveria ai tha se greva do të vazhdojë.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është takuar me Jasharin dhe ka potencuar se zgjidhja e vetme për grevën është rritja e pagave.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që të procedojë sa më parë Ligjin e Pagave.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështet kërkesat e drejta të sindikatave në mbarë vendin”, shkroi ai teksa bashkëngjiti edhe një foto nga ky takim.






