Lokale - eSIMy

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla ka pasur një përplasje me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka kritikuar Vetëvendosjen për diplomacinë, ndër të tjera ka thënë se brenda 50 ditëve ka arritur ta sjellë Kosovën në pikën më të ulët të marrëdhënies me SHBA-në. Madje ajo ka thënë se nëse Kosova nuk do të tërhiqte taksën Kosova nuk do të rrëshqite në dialog në tema teknike. Por ndoshta do ta kishte marrëveshjen e nënshkruar për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

“Pa heqje të taksës nuk do të rrëshqisnim në tema teknike. Ndoshta do të kishte marrëveshje të nënshkruar për njohje reciproke në kufijt ekzistues. Na keni kthy në dialog për tema teknike”, ka thënë Haradinaj Stublla, e cila ka shtuar se Kosova nuk ka hequr dorë nga anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare.

Pati replika nga Hajrulla Çeku i VV-së dhe Gazmend Gjyshinca i VV-së. E kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratat e ministres Haradinaj Stublla.

Për këtë koment ka pasur një përpasje mes Kujtim Shalës së LDK-së dhe Vjosa Osmanit. Shala ka thënë se nga ajo pozitë që ka Osmani nuk ka të drejtë të komentojë deputetet, sipas rregullores. Po hap debat me këtë ka thënë ai.