Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, është takuar me përfaqësuesen e Përhershme të ShBA-ve në NATO, Kay Bailey Hutchinson.
Me këtë të fundit, kryediplomatja thotë se ka biseduar për integrimin e Kosovës në NATO.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë dritë udhëheqëse e Kosovës drejt integrimit në NATO.
Statusi i plotë i saj:
Ishte nder i veçantë të takoj Përfaqësuesen e Përhershme të ShBA-ve në Nato, znj.Kay Bailey Hutchinson.
Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe të ShBA-ve që ka dhënë në të gjitha proceset për Kosovën si dhe përkrahjen e vazhdueshme për avancimin dhe modernizimin e Ushtrisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s.
Kosova është e gatshme për të ecur para drejt integrimit të plotë në NATO dhe këtë rrugëtim do ta bëjmë me punë, angazhim e koordinim të plotë me aleatin tonë të përhershëm – ShBA-të.
Kosova, anëtare e NATO-s është më shumë paqe, siguri dhe mbrojtje kolektive për të gjithë familjen e madhe euro-atlantike.