Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajćak, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se me Ministrin Lajćak kanë diskutuar edhe për shkëmbimin e territoreve ku sipas Haradinaj Lajćak ka shprehur qëndrimin e tij të qartë kundër kësaj ideje.

“Mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajćak, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike. E falënderova Ministrin Lajćak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.