Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si një njeri me shpirt të bardhë, zëvendësministrin e Diasporës, Arian Dacin.
Në mbledhjen komemorative të mbajtur për nderë të tij, të organizuar nga kryeministria, Haradinaj tha se “shpirti i bardh i Arianit u nda në bardhësinë e borës”.
“Secilin fjalim të rastit e mbizotëron pikëllimi dhe lotët.
Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne në bardhësinë e borës.
Ishte plot pasion për punë dhe jetë. I dalluar për vlera të larta njerëzore, Ariani do na mungojë. Jemi mirënjohës ndaj tij për punë dhe veprën që dha për Kosovën. Lamtumirë Arian!”, ka thënë Haradinaj”, ka thënë Haradinaj.
Ngushëllime për vdekjen e Arian Dacit, kanë shprehur edhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, Ministri i Diasporës së Maqedonisë, Edmond Ademi.
Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.






