Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në familjen Ejupi, për ngushëllime, transmeton Llapi.info.
Haradinaj ka ngushëlluar familjen Ejupi me rastin e vdekjes së nënoficerit të FSK-së, Baki Ejupi.
Në një postim në Faceboook Haradinaj ka shtuar se Kosova përherë me nder e krenari, do ta kuptojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit.
“Bashkë me Ministrin Berisha, Gjeneralin Rama dhe kolegë të tjerë, sot ishim për ngushëllim në familjen Ejupi me rastin e vdekjes, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi.Kosova përherë me nder e krenari, do ta kujtojë e respektojë veprën dhe kontributin e çmuar të Ejupit, si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si pjesëtar i ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar ai./Llapi.info







