Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për Rexhep Selimin.

Në një postim në Facebooj, Haradinaj ka thënë se Selimi do të dalë i pafajshëm.

“Nuk ka gjyq që mund ta vë në dyshim përpjekjen tonë për liri.Rexha do të dalë i pafajshëm sikurse gjithë të tjerët që pas aq shumë viteve iu duhet ta mbrojnë një epokë të historisë, e cila në fakt nuk ka nevojë për mbrojtje. Me çlirimtarët përgjithmonë e me besim në drejtësi!”, ka shkruar ai.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi ka bërë të ditur se Gjykata Speciale ka konfirmuar një aktakuzë ndaj tij.“Këtë e ka bërë të ditur vetë Selimi në një postim në Facebook.

“Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua. Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash”, ka shkruar ndër të tjerash.