Lokale - eSIMy

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklartës së presidentes Vjosa Osmani se nuk pajtohet me konstatimet e Komisionit Europian për procesin e Vettingut, duke thënë se reformat në drejtësi s’duhet të bëhen për përfitime të brendshme politike.

Ai tha se reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE, njofton Klan Kosova.

“Sistemi i drejtësisë është vlerë univerzale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet. Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike”.

”Nuk pajtohem me këtë konstatim. Mungesa e Vettingut do të ishte shqetësim serioz, e jo përmbushja e këtij procesi. Për dallim nga ajo që konstatohet në raport, ky proces do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë dje Osmani.