Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka shkaktuar dëm prej më shumë se 21 milionë euro sektorit të arsimit.

Haradinaj në një status në Facebook ka shkruar se ky është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës nga siç ka thënë ai, papërgjegjësia e Qeverisë Kurti.

“Më herët kemi paraqitur dëmin e shkaktuar ndaj policëve, shërbyesve civil dhe personelit shëndetësor, për shkak të neglizhencës së qeverisë. Por, dëmi më i madh, nga papërgjegjësia e Qeverisë Kurti, i është shkaktuar sektorit të Arsimit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se ky dëm kap shifrën mbi 31 milionë euro.

Sipas tij, është i domosdoshëm aprovimi i Ligjit të Pagave.

“Mësimdhënësit, edukatorët, pedagogët, bibliotekistët, administrata e udhëheqja e sektorit arsimor, janë goditur rëndë nga Kurti, e vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 31 milionë euro. Aprovimi i Ligjit të Pagave, është domosdoshmëri”, ka përfunduar Haradinaj.