Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se situata me virusin COVID-19 është në pikën alarmante.
Sipas tij, Qeveria ende nuk ka bërë përgatitjet e duhura nëse gjendja përshkallëzohet.
“Menjëherë të përgatitet Parku Inovativ Trajnues në Prizren si qendër rezervë për karantinë dhe trajtim mjekësor duke u shërbyer me planin operativ i cili është aplikuar me rastin e tërmetit në Shqipëri, ku u strehuan të prekurit atje”.
“Kosova duhet të dizajnojë planin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes nga ky virus e jo të kopjojë plane të cilat nuk përkojnë me kapacitetet dhe specifikat tona!”, shkruan ai në Facebook.






