Lokale - eSIMy

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për tërheqjen e 12 përfaqësuesve diplomatik.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka shkruar se Qeveria e Kosovës po tallet me misionet diplomatike të vendit në botë.

“Ajo në fund të këtij muaji ka tërhequr 12 përfaqësues diplomatik pa i zëvendësuar ata. Shumë prej misioneve dhe ambasadave të Kosovës kanë mbetur me dyer të mbyllura dhe jashtë funksionit. Kjo është papërgjegjësi e skajshme e qeverisë”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje Haradinaj i përgëzoi të gjithë ambasadorët për punën e tyre të suksesshme dhe përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në Botë.

“Shfrytëzoj rastin që të përgëzoj të gjithë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë që u tërhoqën nga shërbimi, për punën e tyre të suksesshme dhe përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në botë”.

“Jo pa arsye, veçoj ambasadorët Beqë Cufaj, Avni Arifi dhe Arbër Vllahiu me të cilët kam bashkëpunuar ngushtë dhe shpreh gjithë falënderimin tim për profesionalizmin e tyre në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në vendet respektive”.