Lokale - eSIMy

Ish-kryeministri I Kosovës ka sugjeruar mbajtjen e një conference në Kosovë, që do të mblidhte liderët partiakë e përfaqësuesit ndërkombëtarë për dialogun.Sipas tij, kjo konferencë do ta lehtësojë prosecin e njohjes reciproke dhe krijimin e një qëndrimi unik.

“Prandaj propozoj thirrjen e konferencës së Kosovës, në Kosovë. Konferenca e Kosovës në Kosovës, 2 ditore e përbërë nga kryetarët e partive politike, po ku do t’i ftojshim edhe udhëheqësit e dialogut, Amerika dhe lehtësuesit e dialogut që është BE. Kjo konferencë kish mujtë me kriju qëndrim unik me të cilin ia kishim lehtësu Amerikës me u arritë marrëveshja për njohje reciproke”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Kryetari i AAK-së ka shtuar se janë krijuar dy blloqe politike, ai për heqjen e taksës komplet dhe ai i kryeministrit, Albin Kurti, i cili sipas Haradinajt ka marrë vendim për taksën para se të ofertojë, duke paralajmëruar edhe masë të reciprocitetit.

“Procesi i arritjes së marrëveshjes finale është kompromentu. Faktori politik shqiptar në raport me këtë temë është përca keq, presidenti në një anë e kryeministri ën anën tjetër. Një qëndrim i tillë i padakorduar ka ndiku edhe te faktori ndërkombëtar që ka bë që Kosova të kthehet si cështje territoriale dhe jo si palë për njohjen recirpoce në kufijtë ekzistues.Një bllok është kriju nga presidenti, që është edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Avdullah Hoti dhe Edi Rama. Ky bllok kërkon heqjen e taksës komplet duke nënshkru marrëveshje finale me Serbinë. Ajo që është shqetësuese për Kosovën, Kosova nuk ka kontroll mbi kualitetin sepse këtë bllok e udhëheqë njeriu që e ka përkrahë publikisht në 2018 korrigjimin e kufijve, presidenti.

“Blloku tjetër, i kryeministrit Kurti, që është edhe zonja Osmani, përkrahë heqjen e taksës. Ka ofertu gabim pa kërku kontratën finale me Serbinë, me premtim të vendosjes së një reciprociteti joreal.Ky bllok politik e injoron momentumin e krijuar duke shënu process të ri të diallgut e jo dialog përfundimtar me Serbinë. Zgjidhja shiihet vetëm brenda kufijve politikë të BE, duke u varur edhe nga 5 shtetet që nuk e njohin Kosovën, e duke anashkalu aksionet e pakontestueshme që Amerika i ka në shtetësinë e pavarësinë e Kosovës. Kosova do pësojë edhe në kohë e kualitet në marrëveshje përfundimtare për njohje reciproroke”, tha Haradinaj.