Lokale - eSIMy

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për takimin në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, që pritet të mbahet më 18 gusht në Bruksel.

Haradinaj e quajti Kurtin mashtrues duke thënë se po dëshiron marrëveshje “për mossulmim me Serbinë”, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa.

“Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa” – tha Haradinaj.