Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj nga foltorja e Kuvendit, ka përgëzuar të gjithë akterët ndër breza për atë që quhet si sukses i madh për Kosovën e që është marrja pjesë e Ushtrisë së Kosovës, në misione paqeruajtëse së bashku me Ushtrinë amerikane.
“Është meritë e Ibrahim Rugovës, Adem Jashari, dhe gjithë atyre që kanë kontribuar ndër breza”, tha Haradinaj.
Ai u shpreh i lumtur që personalisht ka mundësinë që të marrë pjesë në këtë votim dhe subjekti në të cilin është Shef i Grupit Parlamentar po ashtu.






