Lokale - eSIMy

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë në detyrë për rritjen e pensioneve dhe pagës minimale, duke e cilësuar atë si “shumë vonë dhe shumë pak”.

“Shumë vonë, shumë pak. Marre! Kjo rritje është dashur të ndodhte para shumë vjetësh”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tha se në takimin e parë të qeverisë që do të udhëhiqet nga AAK-ja, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të rritet në 600 euro.

Po ashtu, Haradinaj paralajmëroi edhe rritje të konsiderueshme të shtesave për fëmijë, duke specifikuar se nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë – 300 euro në muaj.

Sipas tij, këto masa do të jenë pjesë e një politike të drejtë sociale që do të vendosë në qendër mirëqenien e familjeve kosovare.