Lokale - eSIMy

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se çështja e tarifës 100% ndaj Serbisë tash duhet të lihet pas.

“Çështja e taksës është e vendosur, ajo vazhdon të mbetet deri në njohje reciproke: Shpresoj që njohja të arrihet në kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj në konferencë të përbashkët për media me Kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, njofton Klan Kosova.

“Jam i bindur se do të gjendet një mënyrë për rikthimin e dialogut. Kur do të kemi një marrëveshje atëherë ajo i zgjidh të gjitha temat e hapura”.

Ndër të tjera Haradinaj ka folur edhe për kyçjen në autostradën në drejtim të Shkupit, ku do të bëhet në fshatin Gërlicë.

“Gërlica nuk ka qenë në projektin bazë. Ndërhyrja i ka disa komplikime. Nuk është përvoja e parë që ndërhyjmë më një kyçje. Nuk ka afat kohor të saktë por e di se ka një dakordim të ndërsjellë”.