Pas kthimit nga vizita zyrtare në Berlin, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nga kjo vizitë i është dhënë një shtytje procesit të liberalizimit të vizave, pasi tani Gjermania mund të ndikoi në përkrahje e vendeve të tjera që çështja e liberalizimit të vizave të hyjë në agjendë.

Haradinaj në një konferencë për medie, tha në takimin me kancelaren Angela Merkel por edhe me deputetë, i kanë dhënë shtytje liberalizimit të vizave.

Ai tha se pas zhvillimet që kanë ndodhë në Berlin, Kosova është në nivel tjetër të marrëdhënieve bileterale dhe avancim në liberalizim të vizave.

Ai tha se në këtë takim është vërtetuar edhe serioziteti i Kosovës, në çështjen e dialogut. Tregoi se a është diskutuar edhe çështja e shkëmbimit të territoreve.

“Takimi i Berlinit e ka mbyllur temën e territoreve, kësaj here nuk ka vazhduar diskutimi për këtë temë dhe nuk diskutohet më. Nga Samiti i Berlinit askush nuk mund të drejtoj gishtin drejt Kosovës”, tha Haradinaj.

Në lidhje me dakordimin edhe me presidentin e vendit për atë se çfarë është diskutuar në Berlin, dhe shkuarjes së Thaçit në Bratisllavë, Haradinaj tha se nuk ka qenë në dijeni për vizitën e Thaçit.

“Është diskutuar dialogu dhe çështja e veprimeve që kanë ndodhur, pengesat në dialog. Pezullimi i taksës ndërprerja e vendimeve. Bindja ime është se taksa mund të hiqet dhe suspendohet vetëm në rastin e njohjes reciproke. Është folur edhe për vlera ekuivalente, në rast se do të suspendohej taksa. Qëndrimi im është konsistent, janë dy opsione. Ose një vendim i madh, që të ndodh një konferencë një ditore, atëherë Kosova është e gatshme të suspendoj taksën deri në këtë konferencë, por vetëm me kusht të njohjes, por edhe nëse e suspendojmë disa ditë, nuk e ndihmojmë procesin, se mund të zgjas me ditë dhe vjet”, tha ai.

“Gjermania e ka thënë po-në e vetë për liberalizim të vizave, tani atë që mund ta bëjë Gjermania, është përkrahje e vendeve të tjera që të hyjë në agjendë. Se çfarë teme të diskutojnë kur të mblidhet këshilli. Pra Gjermania e ka thënë po-në e vetë”, tha ai.