Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka qëndruar sot për vizitë në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se është mbresëlënëse, sipas tij, gatishmëria e të rinjve për të marrë përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës së sotme në Podujevë, bashkë me kolegë kemi bërë homazhe te përmendorja e heroit Afrim Zhitia dhe në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan. Pas homazheve kam zhvilluar një takim konsultues me degën e Aleancës në Podujevë.

Mbresëlënëse gatishmëria e të rinjve për të marrë përgjegjësi. Po ashtu, shumë e vlefshme gatishmëria dhe këshillat e anëtarëve themelues të degës, si dhe përkrahja që ata kanë për brezin e ri në politikë.

Faleminderit për mikpritjen, pronarit dhe stafit të restorant “Liqeni” në Orllan.