Është përuruar trafostacioni i ri në Mitrovicë, investim i Kosst-it dhe Berzh-it.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Sa mirë më të bashkohemi në Mitrovicë për një vepër të tillë ekonomike në energji, kur jemi të vetëdijshëm sa vitale është energjia, jo vetëm për jetën ekonomike, por edhe për sigurinë”, tha Haradinaj në përurim.

“Kjo vepër që i dedikohet shërbimit me energji për konsumatorin,  e rregullon gjendjen me energji për 50 vjetët që vijnë. Për të pasur stabilitet një vend duhet të investohet në energji”.

“S’do ndalemi do ta bëjmë Kosovën e Re, s’mundemi me lënë Kosovën pa burim të qëndrueshëm të prodhimit të energjisë, pa Kosovën e Re. Është në interesi të shtetit që secili qytetar t’i paguajë produktet që i merr, të paguhen faturat e energjisë elektrike në veri, e kërkojmë të drejtën tonë që të  vendosim rregull në tregun e energjisë në Kosovë”.