Ka filluar mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, e pesta me radhë, ku kësaj here po mbahet në Pejë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shpalli të hapur mbledhje e përbashkët.

“Jam i lumtur për të arriturat e këtij takimi të përbashkët dhe jam i bindur se mundësia për të nënshkruar 9 marrëveshje do të çojë deri në unifikimin e ekonomive tona dhe jo më kaq. E di që populli pret më shumë nga ne dhe ne do angazhohemi edhe më shumë dhe vetëm me punë do të marrim respektin e të gjithëve”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se Peja diti t’i thotë jo ndarjes në ‘99. Peja e Haxhi Zekës. Peja e qershorit 99 shkrumb e hi e me shumë dhimbje u ringirit për të mos u rrëzuar më kurrë dhe atë duke e ndërtuar shtyllat kryesore të jetës shtetërore me shumë mund.

“Sot Kosova është palë kontaktuese me BE-në, me MSA-në, zbaton prioritetet e reformës evropiane dhe ka përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave. Ashtu si çdo popull edhe Kosova pret që vendimmarrja të jetë pozitive”, ka thënë Haradinaj.