Lokale - eSIMy

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje udhëheqësve të PDK-së e LDK-së që “në një të ardhme të afërt” ta bëjnë një mazhorancë për Kuvend e Qeveri.

Ai ka thënë se as seanca e orës 22:00 nuk duket se do të ketë zgjidhje.

“Po shihet qartë që s’ka vullnet për të bërë zgjidhje… Kurti po e shfrytëzon emrin e Albulena Haxhiut. Mendoj që as kjo seancë e orës 22:00 nuk ka zgjidhje… Kjo është një thirrje publike edhe për kryetarin PDK-së, LDK-së, AAK-së, te gjithë që kanë vullnet që t’ia ofrojnë një mazhorancë Parlamentit të Kosovës në një të ardhme të afërt dhe ekzekutivit të Kosovës”.