Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përmbyllur konsultimet me të gjitha degët e partisë, duke thënë se fuqizimi i familjes së tyre politike, mobilizimi i të rinjve dhe hapja e mëtutjeshme për kuadro të reja, janë sfidat e radhës për këtë subjekt politik anekënd Kosovës.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se me takimin e sotëm me kolegët nga Mitrovica e Jugut, Juniku, Shtimja, Shtërpca, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, përmbyllëm konsultimet me të gjitha degët e AAK-së.

“Fuqizimi i familjes sonë të madhe politike, mobilizimi i të rinjve, hapja e mëtutjeshme për kuadro të reja, janë sfidat e radhës për Aleancistët anekënd Kosovës. Me Aleancën e fortë, Kosova do të ketë ekonomi, ushtri dhe komuna të forta”, ka shkruar ai.