Lokale - eSIMy

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëndjen me familjarët dhe bashkëpuntorët e Astrit deharit, duke ndarë dhimbjen për këtë rast tragjik.

Haradinaj ka thënë se marshi i sotëm “Një Popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën.

“Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Astrit Deharit, bashkëndjejë me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke e ndarë dhimbjen me ta për këtë rast tragjik. Marshi i sotëm “Një Popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërteten”, ka shruar ai në Facebook.

Kujtojmë që më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara deri më sot, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Astrit Deharit, bashkëndjejë me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke e ndarë…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Dienstag, 5. November 2019