Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka filluar ditën e tretë të fushatës në vendlindjen e tij, në Deçan.
Në një tubim me shumë pjesëmarrës, Haradinaj drejtoi kërkesat e tij që votat Deçani t’ia jep ‘djalit të tyre’, njofton Klan Kosova.
“Unë kam hyrë që të fitoj, por s’mund të fitojë pa Deçanin. Deçani me 6 tetor nuk është mirë të rrijë në shtëpi. E di që ka në Deçan që thonë pritna se vijmë me ty edhe për me vdekur, por më 6 tetor më vyen vota juaj dhe mos e bëni asgjë këtë”.
“Atë ditë ai që s’ma qet votën e vet nuk është me mua, nuk është me vendin e vet, nuk është me ushtrinë, nuk është me Kosovën. Pse po ju them kështu? Ai që e ka ndarë mendjen me ia dhënë tjetër kujt përhajr i qoftë, por ai që e ka ndarë mendjen dhe e ka lënë votën në shtëpi marre i qoftë”.
“Jam në Prishtinë çdo ditë dhe më të vërtetë se këta që janë në listë nuk i gjeni. Nuk mendoj që është rehat Kosova kur mbet në duar të atyre të tjerëve”.
“Më ka falë Zoti në këtë tokë jam i Deçanit. Mua prej zorit mu ka dashtë të luftojë, me i ardhë puna vendit tim edhe njëherë i mbathi çizmet se është e drejta jem, populli jem”.
Haradinaj tha se shumë herë është akuzuar se “ka veteranë të rrejshëm në Deçan” dhe se ka qenë ai që i ka fryrë listat.
“Ma kanë nxirë jetën duke thënë se Ramushi i ka dryrë numrat. Nuk kam fryrë numra, por i kam thirrur të madh e të vogël që të luftojmë se s’kemi pasë ka me ia mbajtë sepse i kemi pasë familjet prapa shpinës”.
“Marre i koftë kujtdo që ka fyer se ka veteranë të rrejshëm në Deçan. Ku kanë qenë ata që po thonë veteranë të rrejshëm, a kanë qenë këtu në 1998-1999 me e pa qysh ka qenë ky vend. Ky vend është djegur në maj të vitit 1998, nuk ka pas njeri të gjallë këtej me ra. Kur ka ardhë Holbrook që të shkojë në Junik, e ka gjetë të shkrumuar. Po krejt, i madh e i vogël, kush ka qenë i pushkës është detyruar të rrijë me familjet e veta. Ky është Deçani”.
Haradinaj shtoi se është akuzuar edhe për keqmenaxhim të buxhetit, por sipas tij paratë e popullit janë kthyer atij.
“Po na thonë që s’e kemi menaxhuar mirë buxhetin. A e dini pse me shajnë? Sepse ja kam dhënë paret bujqve të Rahovecit kur janë dëmtuar të mbjellat. Kur i kam vizituar qanin edhe fëmijët e shkollës dhe jam betuar se do t’ia kompensojë dëmet. E kam marrë paren e popullit dhe e kam çuar të populli i jonë”.
“As autostrada e Dukagjinit nuk bëhet për njerëz të Dukagjinit e për Deçan as për mua për me marrë vota. Autostrada bëhet me lidhë këtë pjesë me krejt Kosovën dhe shqiptarët tonë në Malësi”.
Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë.
“Mos të harrojmë diçka, me Serbinë jemi nda me luftë. Kurrkush nuk e di më mirë se ne qysh mundemi me u marr vesh me Serbinë”, është shprehur ai.
“Serbia, sa të beson që ne i japim diçka, nuk ka me u marr vesh me ne. Veç kur e din që s’merr kurrgjë prej neve, veç atëherë ka me u marr vesh me ne