Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në Qeverinë Haradinaj ka njerëz të ndershëm, që punojnë intensivisht për këtë vend.

Haradinaj tutje ka thënë se opozita ka të drejtë të thërras protestë, pasi ka njerëz që bëjnë lëshime e keqpërdorime.

Por, thotë se si Qeveri nuk kanë vjedhur, por kanë punuar.

“Nuk kemi vjedh, po kemi punë. S’po kemi kohë për familje e fëmijë. Protestat kundër korrupsionit e nepotizmit janë e drejtë e opozitës. Në këtë Qeveri ka njerëz që punojnë intensivisht për këtë vend. Kurti ka plotësisht të drejtë të thërras protestë. Protestën nuk e marr të drejtuar drejt meje. Kur kam qenë opozitë në Kuvend, kam pasur më shumë kohë, kam qenë më i qetë. Tash po jam i sfiduar me shumë punë. Ka plot mes nesh që punojnë ndershëm. Me siguri se ka edhe njerëz që bëjnë lëshime e keqpërdorime”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.