Lokale - eSIMy

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kryeministri Albin Kurti i ka dhënë 40 milionë euro për të paguar rrymën e serbëve në veri.

“Kurti e vlerëson më profitabile për Kosovën dhënien e 40 milionë eurove për t’i paguar rrymën serbëve në veri sesa për të shkuar atje për ta faturuar rrymën” ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e ka akuzuar Kryeministrin Kurti edhe për refuzimin e projektit për gazsjellësin Amerikan.

“Kurti e ka refuzuar projektin për gazsjellësin amerikan, ai ka bërë shkelje të rënda me këtë veprimi dhe jo vetëm që nuk ka kërkuar falje por i ka dhënë 100 milionë euro për t’i paguar humbjet e një operatori privat të cilin më parë e ka akuzuar” është shprehur ai.